Dashamir Shehi akuzon Lulzim Bashën, “Nuk fitove asgjë nga djegia e mandateve”

Dashamir Shehi, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, njëkohësisht aleati i kryetarit të partisë demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur qëndrimin se nga djegia e mandateve opozita nuk fitoi asgjë praktikisht, por vetëm nga ana morale.

Shehi ka theksuar se nuk ishte aspak korrekte futja në parlament e kanditadatëve të tjerë që ndodheshin në listat pritëse.

Sipas tij kjo ishte një situatë e pamenduar.

Përgjegjës për këtë, sipas tij është vet kreu i PD-së, pasi ai i kishte përgatitur listat. Sipas shehit Basha duhet ta kishte menduar mirë këtë gjë.

Po ashtu Dashamir Shehi ka theksuar se është i domosdoshëm ndryshimi i sistemit zgjedhor./apel.media