DASH ‘çon’ në Kongres Sali Berishën e familjen e tij, pas vendimit për ‘non grata’

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar listën e personave te shpallur “non grata” gjatë viti 2021, të cilën ia ka raportuar atë Kongresit Amerikan. Kjo listë është publikuar sot nga ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim.

“Departamenti i Shtetit i raporton Kongresit në lidhje me personat e caktuar për korrupsion të rëndësishëm”, shkruan  ambasadorja Kim.


Në listë ndodhet edhe emri i ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe familjarëve të tij, bashkëshortes Liri Berisha dhe dy fëmijëve Shkëlzen dhe Argita Berisha, të cilët u shpallën “non grata” më 19 maj 2021.
Njoftimi ndodhet në faqen e DASH, së bashku me emrat e personave të tjerë të shpallur “non grata” në botë, të cilët akuzohen për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Berisha ka ngritur një padi ndaj Antoni Blinken në një gjykatë në Francë, ndërsa shton se vendimi është pa asnjë bazë konkrete.

Lista e DASH për personat ‘non grata’ për 2021 të përfshirë në korrupsion gjatë Prill 2021-Qershor 2021.