Dan Bilzerian humbet një shumë të madhe parash në një kohë shumë të shkurtër, zbulojeni se si

Të gjithë e kemi parë parë jetën luksoze që bën aktori dhe njëkohësisht lojtari më i famshëm i pokerit në mbarë botën, Dan Bilzerian. Amerikani i cili arriti të fitojë 50 mln $ gjatë vitit 2014, shquhet për një stil jetese që jo çdokush mund ta arrijë në ditët e sotme.

Zakonisht jemi mësuar ta shohim të rrethuar nga shumë para, femra dhe çdo gjë që ai dëshiron. Gjithashtu Bilzerian shfaqet dhe si një biznesmen mjaft i suksesshëm duke e zgjeruar horizontin e tij në biznese të ndryshme.

Por, kësaj here nuk po qarkullon një fotografi ku amerikani shfaqet i rrethuar nga luksi apo nga vajzat.

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi ku Dan Bilzerian tregon një shumë të madhe parash, të cilat i humbi në harkun kohor të 40 sekondave, pasi ai kishte vënë një bast kundër McGregor në mbrëmjen e kaluar të UFC 248, në të cilën irlandezi mundi me Knockout amerikanin Donald Cerrone. /apel.media