Çuçi në konferencën e parë si kreu i grupit të PS, liston prioritetet gjatë sesionit parlamentar

Bledi Çuçi ka mbajtur këtë të Mërkurë konferencën e tij të parë si kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ai paraqiti disa pika kryesore të cilat pëbëjnë prioritet për deputetët mazhoritarë,...
Çuçi në konferencën e parë si kreu i grupit të PS, liston prioritetet gjatë sesionit parlamentar
Foto: Çuçi në konferencën e parë si kreu i grupit të PS, liston prioritetet gjatë sesionit parlamentar

Bledi Çuçi ka mbajtur këtë të Mërkurë konferencën e tij të parë si kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ai paraqiti disa pika kryesore të cilat pëbëjnë prioritet për deputetët mazhoritarë, duke shpresuar për një bashkëpunim efikas me opozitën.

Si fillim, Çuçi theksoi se Parlamenti ka një rol të shtuar në negociatat e Shqipërisë në BE.

“Ne si grup parlamentar do kemi një rol te diplomacia parlamentare ku deputetët do të angazhohen për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë në parlamentet e BE në takimet bilaterale apo në forume të ndryshme.”

Së dyti, kreu i grupit parlamentar të PS tha se reforma zgjedhore është në fokusin e deputetëve, ku veçoi realizimin e një draftti për votën e emigrantëve.

“Prioriteti i dytë është fokusimi në reformën zgjedhore. Kemi një boshllëk që është krijuar nga vendimi i GJK dhe besoj që do jemi 100% të angazhuar për të gjetur një formulë që ti përshtatet realitetit shqiptar dhe të jetë brenda standardeve demokratike. Do vazhdojmë të këmbëngulin që me reformën zgjedhore për votën e emigrantëve. Do krijojmë mundësinë që të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të japin votën e tyre sepse kjo e drejtë u është mohuar. Ne tashmë si PS e kemi qëndrimin tonë, madje edhe draftin tonë për të adresuar këtë problem, pritet vetëm konsensusi nga opozita për ta kthyer në ligj.”

Për të plotësuar mangësitë në legjislacion sipas tij duhet përqendrim te reforma në drejtësi.

“Përveç reformës zgjedhore, padiskutim që ne do të fokusohemi edhe në thellimin e reformës në drejtësi, kemi vite që aplikojmë ligjet e drejtësisë së re. Parlamenti ka kohë që ka ngritur një grup ekspertësh që po punojnë me deputetët e dy krahëve. Kemi disa amendamente, në bashkëpunim edhe me ekspertë të huaj, jemi në procesin e diskutimit me partnerët. Me të arritur në një projekt përfundimtar do nisim diskutimin më gjerë.”

Edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit, sj proces i ngelur pezull bashkë me vakancat në KLP dhe KLGJ, tha Çuçi janë çështje për të cilat do diskutohet.