Cristiano Ronaldo ngjitet në kuotën e 115 golave

Cristiano Ronaldo vijon të thellojë rekordin për golat e shënuar me fanellën e kombëtares. Me tre golat e realizuar kundër Luksenburgut, sulmuesi ka arritur në kuotën e 115 golave të shënuar në 182 paraqitjet e tij me Portugalinë. Gjashtë janë tashmë golat që e distancojnë nga ish-mbajtësi i rekordit, Ali Dej. Gjithashtu, me 9 realizimet ndaj tyre, Luksenburgu është bërë ‘viktima’ e tij e preferuar në nivel kombëtaresh. Pas saj vjen Lituania e Suedia me nga 7 dhe Andorra me 6.

Këmba e djathtë është e preferuara e tij, 61 gola, ndërsa këmba e majtë 26 dhe goditjet me kokë, 28.  Golat nga aksioni janë në kuotë të kënaqshme, plot 89 dhe nga goditja e lirë 10 të tillë. 16 gola, Ronaldo i ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Pesëmbëdhjetë minutëshi i fundit është edhe ai më pjellori për Ronaldon me fanellën e kombëtares. Gjatë kësaj periudhe, ai ka shënuar 34 gola. Futbollistët që e kanë ndihmuar të gjejnë golin më shumë janë Rikardo Kuarezma dhe Zhoa Mutinjo, me nga 8 asiste secili.