Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur për mediat se dëshiron të shprehë talentin e tij për aktrim pasi ai të heqë dorë nga futbolli. Portugezi duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli dhe këtë a ka vërtetuar duke shënuar 10 gola deri më tani në Serie A.
Sidoqoftë, sulmuesi e ka ndarë mendjen çfarë do të bëjë pasi të tërhiqet nga futbolli. Duke folur në Konferencën Ndërkombëtare të Sporteve në Dubai, përmes AS, ndër të tjera ai tha:
“Para disa vitesh, mund të themi se mosha mesatare e të luajturit futboll ishte rreth 30-32 vjeç, por tani mund të gjejmë në fushë futbollistë që janë në moshën 40-vjeçare.
Në momentin që trupi im nuk do reagojë më në mënyrën e duhur në fushë, atëhërë do të thotë se është momenti për t’u tërhequr. Dëshiroj të vazhdoj studimet e mia pasi të heq dorë nga futbolli.
Një nga gjërat me të cilat unë dua të sfidoj veten time, për shembull, është të aktroj në një film. Dëshiroj të jetoj dhe 50 vite të tjera në mënyrë që të mësoj gjëra të reja dhe të përballem me sfida të ndryshme, duke u përpjekur të gjej zgjidhje për secilën prej tyre.”
Tani duket se Ronaldo po synon të fitojë edhe “Oscar-in e Artë” si aktori më i mirë i vitit në HOLLYWOOD. /apel.media