CR7: Krenar që jam kthyer në Man. United, duke luajtur edhe një herë në Premier League

Cristiano Ronaldo edhe pse kohët e fundit nën komente jo te kenaqshme, per shkak të akuzave per gjoja perdhunim nga nje femer e cila është e “verbuar” nga lumturia e futbollistit me gruan e tij, e ka akuzuar kete te fundit.

Por duket se ai nuk e vret mendjen dhe gjendet i fokusuar tek futbolli si mision. CR7 shkruan:

Kthimi im në Old Trafford ishte vetëm një kujtesë e shkurtër pse ky stadium njihet si Teatri i rendrrave. Për mua, ai ka qenë gjithmonë një vend magjik ku mund të arrini gjithçka që keni vendosur.

Së bashku me të gjithë shokët e mi të skuadrës dhe me mbështetjen e mahnitshme që marrim gjithmonë nga tribunat, ne përballemi me rrugën përpara me besim dhe optimizëm që të gjithë do të festojmë së bashku në fund.

Krenar që jam kthyer në Man. United, dhe duke luajtur edhe një herë në Premier League, por mbi të gjitha, të lumtur për të ndihmuar ekipin!