“Covidi më la”/ Shërohet aktori i humorit Florian Binaj, ja mesazhi

Aktori Florian Binaj është shëruar nga dëmundja COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori në nj postim në rrjetin e tij social “Instagram” ku shkruan:

“Më në fund Covidi më la. Falënderoj të gjithë ata miq e mikesha që më qëndruan pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”.

Aktori i humorit prej më shumë se dy javësh kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, po nuk kishte asnjë simptomë.

Ai gjatë gjithë kësaj periudhe ka qëndruar në shtëpi dhe  ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë ilaç kundër virusit.

APEL.MEDIA