COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 539 raste të reja, 11 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria bën me dije se 839 persona kanë arritur të mposhtin pandeminë duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të së shëruarëve që prej fillimit në 153,619. Njoftimi i plotë i MSH: COVID19/ Ministria ...
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 539 raste të reja, 11 humbje jete në 24 orët e fundit
Foto: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 539 raste të reja, 11 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria bën me dije se 839 persona kanë arritur të mposhtin pandeminë duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të së shëruarëve që prej fillimit në 153,619.

Njoftimi i plotë i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3345 testime, 539 raste të reja, 11 humbje jete dhe 839 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3345 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 539 qytetarë, në këto bashki:

211 raste në Tiranë, 45 në Fier, 34 në Durrës, 26 në Elbasan, 25 në Berat, 22 në Lushnje, 16 në Shkodër, 14 në Krujë, 13 në Vlorë, 12 në Korçë, 9 në Lezhë, nga 8 raste në Kamëz, Vorë, Mat, nga 7 raste në Kurbin, Kavajë, nga 6 raste në Delvinë, Gjirokastër, nga 5 raste në Mirditë, Dibër, Bulqizë, nga 4 raste në Vau i Dejës, Kukës, Poliçan, nga 3 raste në Gramsh, Sarandë, Malësi e Madhe, Pukë, nga 2 raste në Tropojë, Shijak, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 1 rast në Cerrik, Dimal, Maliq, Selenicë, Klos.

Janë 11,634 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 222 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 11 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 65-74 vjeç, 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 57-83 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 71 vjeç, 1 qytetar nga Kurini 73 vjeç, 1 qytetar nga Kavaja 74 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 82 vjeç, 1 qytetar nga Bulqiza 84 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 839 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 153,619 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 539

Të shëruar në 24 orë 839

Të shtruar në spitale 222

Humbje jete në 24 orë 11

Testime ditore 3345

Testime totale 1,184,815

Raste pozitive 167,893

Raste të shëruara 153,619

Raste Aktive 11,634

Humbje jete 2,640

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5041

Fier 1139

Durrës 1088

Shkodër 1083

Vlorë 681

Elbasan 603

Lezhë 487

Berat 462

Korçë 329

Kukës 284

Gjirokastër 220

Dibër 217