COVID mbërrin në shtëpinë e “Big Brother”/ Pas problemit shëndetësor të Beniadës, banorët kryejnë testet

Një zarf ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Ditët e fundit kanë rezultuar në rritje të theksuar të infektimeve me Covid-19.

Për këtë arsye, banorët e shtëpisë nuk do të lejohen të kenë kontakt fizik me të afërm, të ftuar, muzikantë, estetistë etj.

Gjithashtu nëpërmjet këtij zarfi produksioni ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve për të ribërë edhe njëherë testimin nëse janë apo jo mbartës të virusit. Kjo procedurë do të bëhet për të garantuar sigurinë shëndetësore të konkurentëve.