“COVID-i dëmton, vaksina nuk dëmton”, Bino apel të rinjve: Vaksinohuni!

Drejtoresha e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, bëri një pasqyrë të situatës së vaksinimit në vend.

“Procesi i vaksinimit vazhdon, në vend kanë ardhur 2.2 mln vaksina. Janë bërë 1.8 milionë vaksinime, nga të cilat 900 mijë vaksinime me doza të para. Kemi një rritje të përdorimit të vaksinës Pfizer, e cila po i afrohet përdorimit të Coronavac.

Ne apelojmë studentët dhe të gjithë të rinjtë që të vaksinohen pasi është e sigurt për ta, krijon imunitet, deri në një masë parandalon edhe transmetueshmërinë. COVID-i dëmton, vaksina nuk dëmton.  Bashkia e Gjirokastrës është me mbulimin më të mirë të vaksinës”, tha Bino.