Covid “futet” në gjykatën e Elbasanit, infektohet një punonjëse dhe një oficer

2 raste me koronavirus janë konfirmuar ditën e sotme në Gjykatën e Elbasanit.

Raportohet se kanë rezultuar poztive me koronavirus një punonjëse dhe një oficer i policisë gjyqësore.

Personat e prekur në gjende të mirë dhe janë të karantinuar në banesën e tyre.

Deri më tani në vendin tonë 362 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 12.385.