COVID-19 në vend/ 17 Raste të reja dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orvë të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi bilancin e COVID-19 në vend.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 17 qytetarë dhe fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete.


Njoftimi i MSH:

Pandemia e koronavirusit në Shqipëri, MSH: 17 të infektuar

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 336 testime, 17 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit. 4 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 336 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në Bashkitë: 11 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Kamëz, Fier, Vlorë, Tepelenë.

Janë 155 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,545 që nga fillimi i epidemisë.