Covid-19 në Turqi/ Regjistrohen 7,381 raste të reja dhe 161 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë në Turqi njoftoi se 161 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid-19, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 12,672.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 460 mijë e 916, pasi 7,381 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit.” – nënvizoi Ministria.

Gjithashtu 3.678 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 4,543 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 161.125 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 17 milionë e 406 mijë e 742.” – njoftoi Ministria.