Covid-19 në Shqipëri/ Regjistrohen 9 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 9 raste të reja pozitive me Covid 19.

Nga rastet e reja 5 janë në Tiranë 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër.

Që nga fillimi i epidemisë, 32 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ku viktima e fundit u shënua mbrëmë dhe ishte një 64-vjeçare nga Tirana.

Sipas specialistes së Institutit të Shëndetit Publik Marjeta Dervishi, aktualisht në spitalin Infektiv janë 15 pacientë të shtruar. Në total në të gjithë vendin janë 998 të infektuar me Covid.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 6 të shëruar, duke e çuar në total 79% numrin e të prekurve të cilët kanë fituar betejën me Covid.

Njoftimi zyrtar nga Dr. Marjeta Dervishi Instituti i Shëndetit Publik:

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Pas më shumë se 3 javësh pa humbje jete nga COVID19, gjatë mbrëmjes së kaluar ka ndërruar jetë një 64-vjeçare nga Tirana, e cila vuante nga limfoma e trurit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht 64-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë.

Që nga fillimi i epidemisë, 32 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.

Pavarësisht se ka pasur pacientë që kanë lënë spitalin infektiv të shëruar, aktualisht po trajtohen 15 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 146 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 9 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 6 qytetarë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të COVID19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (24 Maj 2020)

Testime totale                         14605

Testime molekulare               13279

Testime serologjike               1326

Raste pozitive                         998

Raste të shëruara                   789

Raste Aktive                            177

Humbje jete                             32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)  

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë            60

Durrës           53

Krujë              27

Shkodër         11

Berat              10

Kamëz            9

Fier                 4

Elbasan          1

Mirditë            1

Korçë              1

🔴 MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19 Dr. Marjeta DervishiInstituti i Shëndetit Publik

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Sonntag, 24. Mai 2020