COVID-19 në RMV, 118 raste të reja dhe 22 humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 118 raste të reja dhe 22 humbje jete nga COVID-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 396 pacientë të shëruar nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 199.460.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me koronavirus është 8.096.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1.245 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.468.996 teste.