COVID-19 në Kosovë/ Shënohet 1 viktimë, ja sa raste janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka regjistruar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 8 persona të infektuar, e nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e ka fituar betejën me sëmundjen 1 qytetarë. Sa i përket të shëruarve ato janë 9, duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 157.787.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

30 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës.

Deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.098 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.787.

Në total numri i rasteve aktive është 320

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!