Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 54 raste të reja dhe 72 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se në Kosovë janë regjistruar 54 raste të reja pozitive me Covid-19 nga 670 testime të kryera, duke e çuar numrin total të personave të infektuar në 15,574 nga 67,294 testime të kryera.

Gjithashtu janë shëruar 72 pacientë të tjerë, numri total i të cilëve ka shkuar në 13,492.

Njoftimi i plotë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Kosovës:

72 TË SHËRUAR DHE 54 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 670 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 54 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.574 raste nga 67.294 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.492 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.457.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 26 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga një rast Drenas, Obiliq, Pejë, Podujevë dhe Shtime.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!