COVID-19 në Kosovë/ Regjistrohen 10 raste pozitive dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë Kosovë bëri me dije se ditën e sotme janë realizuar 2, 484 teste për Covid-19, prej të cilave 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Njoftimi-17 Tetor 2021: 

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.484 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.894.

Në total numri i rasteve aktive është 673.