COVID-19 në Kosovë/ Dy humbje jete dhe 133 raste pozitive në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 4.139 testime, 133 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 or...
COVID-19 në Kosovë/ Dy humbje jete dhe 133 raste pozitive në 24 orë
Foto: COVID-19 në Kosovë/ Dy humbje jete dhe 133 raste pozitive në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 4.139 testime, 133 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 805 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150.625.

Në total numri i rasteve aktive është 6.077.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.925 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.226.063 doza të vaksinës.

Deri më sot 474.783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.