COVID-19 në Kosovë, 357 raste të reja dhe 24 humbje jete në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 357 raste të reja dhe 24 humbje jete nga COVID-19, ndërkohë që janë shëruar 1. 498 qytetarë.

Njoftimi i MSH-së:

14 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës.

Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 7.027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950.

Në total numri i rasteve aktive është 15.835.