COVID-19 në Kosovë, 31 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 31 raste të reja dhe asnjë humbje jete nga COVID-19, ndërkohë që janë shëruar 150 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive është 924, ndërkohë që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës 654.325 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

14 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës.

Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.332 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 150 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.598.

Në total numri i rasteve aktive është 924.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!