COVID-19 në Kosovë, 259 raste të reja dhe 14 humbje jete në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 259 raste të reja dhe 14 humbje jete nga COVID-19, ndërkohë që janë shëruar 870 qytetarë.

Njoftimi i MSH-së:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës.

 Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Nga 5.505 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

 Sot janë shëruar 870 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452.

 Në total numri i rasteve aktive është 17.000.