COVID-19 në Kosovë, 23 raste të reja, 3 humbje jete dhe 591 të shëruar në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 23 raste të reja dhe 3 humbje jete nga COVID-19, ndërkohë që janë shëruar 591 qytetarë.

Njoftimi i MSH-së:

27 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

Në total numri i rasteve aktive është 3.605.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!