COVID-19 në Kosovë, 2 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë humbje jete, ndërkohë që janë shëruar 15 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

29 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.265 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.                

Në total numri i rasteve aktive është 322.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!