COVID-19 në Kosovë, 15 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 15 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që ka humbur jetën 1 qytetarë.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë është bërë e ditur se nga fillimi i pandemisë e deri me tani, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 107 mijë e 921, kanë vdekur 2 mijë 265 persona ndërkaq janë shëruar 105 mijë e 549.