Covid-19 në Itali/ Regjistrohen 34,767 raste të reja dhe 692 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Italia nuk po gjen qetësi nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 692 viktima të tjera nga pandemia e Covid-19, duke e çuar numrin total të jetëve të humbura në 49,261.

Gjithashtu janë regjistruar 34,767 raste të reja pozitive, numri total i të cilave ka shkuar në 1,380,531.