Covid-19 në Itali/ Regjistrohen 27,354 raste të reja dhe 504 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 504 viktima të tjera nga pandemia e Covid-19, duke e çuar numrin total të jetëve të humbura në 45,733.

Gjithashtu janë regjistruar 27,354 raste të reja pozitive, numri total i të cilave ka shkuar në mbi 1.2 milionë.

Ndërkohë në shtetin fqinj janë 717,784 raste aktive me koronavirus.