Covid-19 në Itali/ Regjistrohen 23,232 raste të reja dhe 853 viktima në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 853 viktima të tjera nga pandemia e Covid-19, duke e çuar numrin total të jetëve të humbura në 51,306.

Gjithashtu janë regjistruar 23,232 raste të reja pozitive, numri i të cilave ka shkuar në 1,455,022.

Ndërkohë 4,000 pacientë ndodhen nën kujdes intensiv. /apel.media