Covid-19 në Greqi/ Regjistrohen 516 raste të reja dhe 27 viktima të tjera

Greqia vazhdon të jetë në një situatë të rënduar nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit janë infektuar 516 persona, numri total i të cilave ka shkuar në 149,973.

Ndërkohë kanë humbur betejën me koronavirusin 27 persona, duke e çuar numrin total të viktimave në 5,545.