Covid-19 në Greqi/ Regjistrohen 1,388 raste të reja dhe 84 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1388 raste të reja me Covid-19, ndërsa kanë humbur jetën 84 persona.

“Përhapja e virusit është akoma e madhe në komunitet”, tha pasditen e sotme profesoresha, Vana Papaevangelou.

Ajo bëri të ditur se numri i pacientëve të intubuar tani është 549, një shifër kjo tejet problematike për vetë faktin e kapaciteteve spitalore. Megjithastë, mjekja tha se ka një tendencë në rënie të shifrave.

“Masat funksionojnë. Stabilizimi është i qartë. Rastet e javës së 2-të dhe të 3-të tregojnë një tendencë në rënie”, deklaroi Papaevangelou.