COVID-19 në Greqi/ 3,065 raste të reja dhe 32 humbje jete në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi 3,065 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 682.394.

Ndërkohë 32 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 15,210 vdekje.