COVID-19 në Greqi, 2,919 raste të reja dhe 31 humbje jete në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar  2,919 raste të reja ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve është 620.355.

Ndërkohë vdekjet kanë pësuar një ulje në krahasim me një ditë më parë duke u regjistruar 31, ndërsa që nga fillimi i epidemisë 14,268 qytetarë kanë humbur betejën me virusin.