COVID-19 në Greqi, 2,604 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 2,604 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID-19, ndërkohë që 219 raste kanë qenë të infektuar me variantin Delta. Edhe pse në sezon turistik, Greq...
COVID-19 në Greqi, 2,604 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit
Foto: COVID-19 në Greqi, 2,604 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 2,604 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID-19, ndërkohë që 219 raste kanë qenë të infektuar me variantin Delta.

Edhe pse në sezon turistik, Greqia kërkon të përshpejtojë vaksinimin ndaj COVID-19 pasi ka administruar 10 milion doza dhe ka vaksinuar 53% të popullsisë.

Kryeministri Mitsotakis i ka bërë thirrje gjithë popullatës të vaksinohet pasi nuk ka për ta mbyllur më vendin për ata që nuk pranojnë të vaksinohen.