COVID-19 në Greqi, 2,422 raste të reja dhe 37 humbje jete në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 2,422 raste të reja me Covid-19.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 37 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin.

Që nga fillimi i pandemisë 14,311 qytetarë kanë humbur jetën ndërsa 622,761 janë infektuar.