COVID-19 në Greqi, 2,383 raste të reja dhe 41 humbje jete në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 41 viktima dhe 2,383 raste të reja me COVID-19. Sipas statistikave të fundit nga ministria e Shëndetësisë në Greqi mësohet se  331 pacientë janë...
COVID-19 në Greqi, 2,383 raste të reja dhe 41 humbje jete në 24 orët e fundit
Foto: COVID-19 në Greqi, 2,383 raste të reja dhe 41 humbje jete në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 41 viktima dhe 2,383 raste të reja me COVID-19.

Sipas statistikave të fundit nga ministria e Shëndetësisë në Greqi mësohet se  331 pacientë janë shtruar në kujdesin intensiv.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 120 konsiderohen se lidhen me udhëtimet nga jashtë dhe 3,289 janë të lidhura me një rast të njohur tashmë.

Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Greqi ka shkuar në 679,182 mes të cilëve kanë humbur jetën 15 177 vdekje.