Covid-19/ Gjatë 24 orëve të fundit vetëm 23 të infektuar, asnjë humbje jete, 55 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga 398 testime të kryera, vetëm 23 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. MSHMS informon se nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë i bën serish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

“Janë kryer 389 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 23 qytetarë, në këto bashki: 10 në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Durrës, Mat, nga 1 qytetarë në Lushnje, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë. Janë 594 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,647 që nga fillimi i epidemisë.”,- informon MSHMS.

Statistika (25 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 23

Të shëruar në 24 orë 55

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 389

Testime totale 1,978,622

Raste pozitive 330,830

Raste të shëruara 326,647

Raste Aktive 594

Humbje jete 3,589