“Çoi PD në humbje”/ Berisha: Vendimet e Bashës pa miratimin e anëtarësisë janë zero. PD nuk mund të jetë peng e tij

Nga Gjirokastra, ish-kryeministri Sali Berisha tha se krydemokrati Lulzim Basha e ka çuar PD në humbje. Berisha tha se Basha ka frikë nga vota dhe se tashmë nuk flet më për masakrën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Lideri historik i PD tha se vendimet e Bashës pa miratimin anëtarësisë janë zero, dhe se PD nuk mund të jetë peng e kryetarit.

Ai nuk po flet më as për masakër as për asgjë. Po pse kjo? Sepse ai ka tmerr nga votat. Ai do të mbahet mend në historinë e Shqipërisë si njeriu i votofovbisë. Po ne e duam votën e lirë. Deri në vitin 2013 në kemi pasur problematikat tona dhe sherret, por asnjë anëtar i PD nuk ka thënë se nuk më është numëruar vota. Fitonte kush fitonte e humbiste kush humbiste. Tani pas 30 vitesh ky peng nga thotë se nuk keni punë me votat se them unë thotë se sipas tij PD nuk ka forume nuk a statut e nuk ka votë. Ky po mundohet të ekzekutoi pluralizimin sepse në jemi këtu. Vendimi ytë është zero nëse nuk ka lonë në votën e anëtarësi dhe u dhunon statutin”,-tha Berisha.