Çmontohet kampi te stadiumi i Durrësit, Rama i çon të gjithë në hotele

Çmontimi i çadrave në kampin provizor të ngritur në stadiumin e Durrësit, është drejt përfundimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama falenderon pronarët e hoteleve në Durrës, që siç rekomandoi vetë ai, strehuan qytetarët e prekur nga tërmeti.

Reagimi i plotë:

FALEMINDERIT TË GJITHË ATYRE që e realizuan këtë mrekulli të vogël, duke i bërë të panevojshme çadrat e emergjencës për fatkeqët në Durrës, pa u mbushur ende 48 orë nga thagma dhe pavarërisht ngarkesës së tmerrshme e të gjithanshme

Nga sonte të gjithë do të jenë në të ngrohtë, me ushqim e krevat, falë pikërisht organizimit, koordinimit dhe mbi të gjitha gatishmërisë fantastike të sipërmarrësve të hotelerisë durrsake

Nga nesër në mëngjes herët, nisim vizitat nëpër banesat e dëmtuara, për t’u siguruar se çdo familje në nevojë për një strehë të sigurtë, do ta ketë atë pa humbur kohë

#ShqipëriSolidare jep kontributin tënd në adresën unike: