Çmimi Nobel-Reagon ashpër zyrtari turk:Si mund të vlerësohet një person që nuk ka ndërgjegje

Ibrahim Kalın zëdhënësi i Presidencës Turke ka bërë thirrje që të tërhiqet vendimi për dhënien e Çmimit

Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke.  Ky i fundit ka mohuar edhe gjenocidin e Sebrenicës dhe mbron kriminelët serbë të luftës.

Në një postim nga llogaria e tij në twitter, Kalın rikujton se të hënën do t‘i jepet çmimi Nobel për Letërsi, Peter Handkes, i cili është një mbështetës i ish-liderit serb, Slobodan Millosheviç.

“Duhet të bëhet kthesë nga ky vendim jo logjik dhe i turpshëm. Si mund t‘i jepet çmimi Nobel një personi që nuk ka ndërgjegje? Për të inkurajuar gjenocide të tjera?, ka shkruar Kalın./apel.media