Çmimi i shtrenjtë i naftës në Shqipëri/ Rama: Taksën e vendosi Ritvan Bode

Në emisionin “Të Paekspozuarit” Rama ka folur mbi çmimin e lartë të naftës në Shqipëri duke treguar se ndryshe nga vendet e rajonit në Shqipëri tek çmimi i naftës është e përfshirë edhe taksa e qarkullimit dhe taksa e karboni, gjë që vendet e rajonit siç u shpreh ai e kanë më vete. Ai po ashtu theksoi se çmimi i naftës është rritur në të gjithë botën, ndërkohë që shtoi se pavarësisht rritjes çmimi është më i lirë sot se sa në 2013-ën.

Pjesë nga biseda:

Rama: Rritja e çmimit të naftës është globale.

Rakipi: Tani është 40 dollarë më pak për fuçi.

Rama: Unë flas për çmimin sot nëpër botë, është rritur.

Rakipi: Merrni vetëm Rajonin dhe si ka si ne

Rama: Është rritur çmimi. Ne kemi edhe taksën e qarkullimit këtu. Kjo taksë është vënë nga Ritvan Bode dhe është nga pak gjërat me logjikë. Në këtë mënyrë mblidhet ajo taksë. Në vendet e rajonit e kanë veç. Ne kemi edhe një taksë karboni tek nafta. Por ajo që kam thënë është se nafta ka qenë më e shtrenjtë në 2013-ën se sa në këtë periudhë.

Rakipi: Është luajtur gjithnjë me këtë dhe Shqipëria është vendet më të shtrenjta.