Çmimet e larta të karburanteve/ Gazetari publikon çmimet në Mal të Zi- “Kur do të mbushet kupa”

Gazetari Osman Stafa shkruan:

Kur do të mbushet kupa dhe si tallet menderja me shqiptarët!

Inceneratorët aferë e frikshme korruptive. Kanë vjedhur me firma të vdekurish, me firma pensionistësh, kamarierësh, barinjsh. Evazioni fiskal me kompani fantazëm. Askujt s’i bie në sy kjo, sepse është ndërtuar sistem! Rrugë të shumta, të bëra me kosto të fryra, njësoj apo edhe më shumë se në vendet e BE. Çfarë janë këto?
Rrush? Kumbulla? Pjeshkë? Bostan? Çfarë?

Janë paratë tona, të nderuar bashkëqytetarë!
Jane paratë tona që duhet të shkojnë për shëndetësinë, arsimin, sigurinë, rritjen e rrogave, pensioneve etj. Janë paratë tona që na merren në taksa, parkim, gjoba makinash, rrogë, tvsh të ushqimeve, naftës, gazit, etj. Se ankohemi se s’kemi kushte nëpër spitale, s’kemi ilaçë.

Por ku shkojnë këto para që nuk na kthehen dhe vidhen?
Në xhepat e qeveritarëve hajdutë (ata që e kanë vrarë ndërgjegjen, dinjitetin dhe vetëm vjedhin)! Për cfarrë i përdorin ata?
Për pushime, për të kënaqur tekat e bashkëshorteve, fëmijëve, dashnoreve. Për të blerë makinat më të fundit, për të ngrënë në restorante të shtrenjta, për të fjetur në hotele me 5 yje.

Po a është e vështirë të vjedhësh?
Jo. Tashmë bëhet edhe hapur. Tashmë s’është më turp të vjedhësh. Tashmë vjedhjen po na e bëjnë edhe hapur.
Bordet, me anëtarë qeverinë dhe përfaqësues të kompanive të karburanteve, edhe pse nafta po njeh ulje historike në bursë, në Shqipëri tallin menderen, duke e ulur me një lek.

Ulin karburantet kur lajmërohen protesta. Nga 265 lekë, e cuan në 211 lekë, në një protest qytetare në mars. Mbaroi protesta, u rrit përsëri. Lajmërohet protest tjetër, përsëri Bordi e ul. Pastaj ditën tjetër, e rrit përsëri. A ka më tallje mendereje për shqiptarët?
Ulet me nji lek nafta!!!
HA HA HA
Ndërkohë Gjermania e ka koston e naftës, 185.9 cent (Naftë shell)
Dhëmb për dhëmb më Gjermaninë jemi! Veçse ata me rroga shumë të mira, më naftë me cilësi, me tjetër nivel jetese, ndërsa ne, përveç se të vjedhur, edhe të menderosur!