“Çmendet” Gerrard

Trajneri i Rangers, Steven Gerrard nuk mundi t’i fshihte emocionet e tij pasi skuadra e tij siguroi një fitore dramatike 2-1 kundër kampionëve të Celtic.

Djemtë e Gerrard tani janë vetëm dy pikë pas rivalëve të tyre të hidhur në garën për titullin e Premier League skocez. Golat e shënuar nga nga Ryan Kent dhe Nikola Katic nënshkruan rezultatin historik në Parkhead.

Dhe vetëm disa momente pasi gjyqtari I fryu bilbilit për fundin e ndeshjes, Steven Gerrard filloi të bërtiste i lumtur në kamer, ashtu si ai bëri vite më parë në Old Trafford.

Siç mund ta shihni në pamjet e mësipërme, 39-vjeçari vrapoi në fushë për të festuar me lojtarët e tij këtë fitore.  Për Rangers kjo ishte fitorja e parë në Celtic Park që nga viti 2010.

Ishte një moment emocional për ish-mesfushorin e Liverpool-it, i cili më vonë u bashkua me lojtarët e tij para tifozëve të Rangers. /apel.media