Çim Peka shpërndan mesazhin e “luftës” nga Berisha/ Reagon ish kryetari PD-së Gjirokastër: Luftë me kë, dhe për kë Çim

Nga Roland Bejko ish kryetar i PD-së, Gjirokastër

Një replikë e vogël me z. Cim Peka

Luftë me kë, dhe për kë Çim?!

Tani e zbuloi “veglën mjerane në krye të PD-së” Doktori mo Çim, kur i ra halli për koke?! Për mendimin tim kjo është thjesht një luftë e pisët për pushtet i një klani ndaj një klani tjetër që do dështojë me turp. Dijeni se për interesat tuaja, i keni bërë demokratët hasëm me njëri-tjetrin. Prite kur të vritet ndonjë nëse vazhdoni kështu. Është fakt që Berisha i eleminoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij të afërt nga 90 deri tani. Të gjithë kur nuk i shërbenin atij, ishin armiq, tradhëtarë, të korruptuar, të shitur, vetëm Ai ishte më i pastri, më i ndershmi, më i miri, më i pagabueshmi.Edhe Tritani që i ka mbetur sot, e quante në 1999 “hajdut të parave të Sudes dhe komunist që nuk korrigjohet dot, por dështimet i konsideron fitore”.

Gjithë kjo që po bëni është e turpshme!

PD-në Ai nuk e ka bërë vetëm, e ka bërë me ne të gjithë.
Ndaj Bashës ka të drejtë kushdo në atë parti t’i çohet kundër tij, që nga Ristani, Kadilli, Harxhi,Kulluri, Imami, Ruli, Mustafai, Bregu, Jozefina, etj, etj, etj, por i vetmi që se ka këtë të drejtë, është pikërisht Sali Berisha dhe familja e tij. E di pse? Sepse është në konflikt interesi.
Me sa duket është ajo që tha Marku, që familja e vuri Bashën në krye të PD të ishte i punësuari i Doktorit-Kryetar. Tani që e detyruan amerikanët të merrte vendimin që mori, e konsiderojnë besëprerë dhe nuk e durojnë dot që mos ta kenë Kryetarin dhe partinë nën hyqmin e tyre. PD është e mijra e mijra demokratëve, jo plaçkë private. Vetëm trushpëlarët do tu ndjekin nga pas në këtë marrëzi të tipit “Grusht Shteti” brenda partisë, si dhe ata që vet Doktori me dorën e Lulit i largoi nga ploitika, e tani mendojnë se u erdhi prap rasti për ta larguar atë nën parimin që armiku i armikut tim, është miku im.
Unë vet nuk jam as me Lulin, as me Berishën. Jam me PD, por jo me PD klanore, por me një PD ku gjithë demokratët ta ndiejnë veten si në një familje të madhe, jo të përdorur e keqpërdorur për interesa meskine, e personale pushteti.

Ps. Dhe diçka fare miqësisht Çim, në një vend të korruptuar, nga më të korruptuarit në botë, mos e vër dorën në zjarr për askënd veçse për veten tënde.
Në videot poshtë dëgjoni çfarë thotë Tritani, ish kryetar i PD, për Berishën.