Champions League/ Shkon në 10 numri i ekipeve të kualifikuara në fazën e 1/16-ve

Rezultatet e djeshme në Ligën e Kampioneve kanë bërë që të shkojë në 10 numri i skuadrave të kualifikuara në fazën me eliminim direkt të turneut. Kishte 6 skuadra që kishin siguruar që më parë kualifi...
Champions League/ Shkon në 10 numri i ekipeve të kualifikuara në fazën e 1/16-ve
Foto: Champions League/ Shkon në 10 numri i ekipeve të kualifikuara në fazën e 1/16-ve

Rezultatet e djeshme në Ligën e Kampioneve kanë bërë që të shkojë në 10 numri i skuadrave të kualifikuara në fazën me eliminim direkt të turneut.

Kishte 6 skuadra që kishin siguruar që më parë kualifikimin dhe atyre u shtohen 4 ekipet që prenë sot biletën.

Atletiko Madrid dhe Lacio nga Grupi E, Borusia Dortmund nga Grupi F dhe Barcelona nga Grupi H, tani duhet të mendojnë për fazën tjetër të turneut, duke iu bashkuar ekipeve që kishin siguruar që më parë praninë e tyre atje.

EKIPET E KUALIFIKUARA

Bayern Munich, Real Madrid, Inter, Real Sociedad, Atletiko Madrid, Lacio, Borussia Dortmund, Manchester City, Leipzig, Barcelona.