Çfarë u diskutuar/ Vjosa Osmani takohet me kancelarin gjerman, Scholz

Presidentja e Kosovë Vjosa Osmani u takua dje (15.09.2022) me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, me të cilin ka diskutuar për t’i dhënë shtytje finale procesit të liberalizimit të vizave.

Takimi u zhvillua në Potsdam në kuadër të konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci.
Në postimin e saj në Facebook, presidentja Osmani shkruan: “Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”.

Ajo ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë e cila do të vazhdojë të forcohet.