Çfarë thoshte dikur Albin Kurti për Ibrahim Rugovën dhe qëndrimin e tij ndaj UÇK-së?

Sot bëhen 14 vite që nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në këtë përvjetor, liderë të ndryshëm partiak e shtetëror bënë homazhe tek varri i Rugovës, si dhe kujtuan edhe veprën dhe tiparet kryesore të njeriut që themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Albin Kurti u mjaftua vetëm me një postim në Facebook teksa tha se ka qenë një njeri racional e “i pasionuar me gjuhën si histori dhe si institut, dhe, shqiptar i urtë që e donë popullin e vet ashtu siç ai është”.

Megjithatë të tilla mendime, Kurti nuk kishte në të kaluarën. Në një intervistë të 18-të shkurtit të vitit 2018, atë kohë kur Vetëvendosja nuk ekzistonte si subjekt politik, Kurti shpërfaqej ndryshe karshi Rugovës.

Ai thoshte se se Ibrahim Rugova “ka qenë kundër UÇK-së” sepse ideja e tij ka qenë ‘të pengojë çfarëdo dinamizimi të çfarëdo lëvizjeje çlirimtare’”.

Në minutën 1:06:40 të videos së më poshte, gazetari pyet Kurtin, duke ia transmetuar në fakt një pyetje të shikuesve, se pse Ibrahim Rugova nuk e ka pranuar UÇK-në si ushtri, ndërkohë që përgjigja e Kurtit është kjo:

“Pse ai nuk e ka pranuar, mendoj se nga vetë sjellja e Rugovës në vitet e 90-ta të ishte shumë e qartë pse nuk ka pranuar. Dhe do të ishte shumë ma interesante pyetja pse nuk e ka pranuar sikur ta pranonte. Nuk ka qenë fare e çuditshme pse nuk e ka pranuar. Ne e dimë politikën dhe sjelljen e Rugovës, ideja e Rugovës ka qenë të pengojë dhe të bllokojë çfarëdo dimanizimi të jetës dhe çfarëdo lëvizje çlirimtare dhe rezistencës aktive”, deklaronte Kurti më 2002.

Në të njëjtën kohë, gazetari pyet Kurtin nëse Rugova e ka vizituar pas daljes nga burgu, teksa lideri i tanishëm i VV-së, mohonte se një gjë e tillë ka ndodhur.