Çfarë ndodh me Besnik Muçin, të dekretuarin e Metës nëse nuk kalon vettingun

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, i dekretuar nga Meta, Besnik Muçi nuk e ka kaluar akoma vettingun. Kjo pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi që ta shtyje datën e dhënies së vendimit.

Sipas informacioneve, KPK ka mbyllur hetimin gjyqësor për Muçin, ndërkohë që pritet që me 21 nëntor të jepet vendimi përfundimtar, nëse do të konfirmohet në detyrë, apo do të shkarkohet.

Besnik Muçi është anëtari i parë i dekretuar nga presidenti Ilir Meta, pavarësisht se akoma nuk e ka kaluar vettingun. Ai u përzgjodh nga Meta mes 4 kandidatëve të përzgjedhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk e kalon vettingun, atëherë përfundimi i mandatit të Muçit konstatohet nga Gjykata e Lartë.

Kujtojmë se presidenti Meta thirri për dekretim tre anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska, Fjona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari./apel.media