Cfarë do të ndodhë me ndërtuesit shqiptarë

Një punonjëse e kompanisë së drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Detare Paulin Ndreu, ka shkuar tek pronari I saj  dhe ka kërkuar ndihmë pasi  pallati i saj ishte i pabanueshëm.

Nga ana e tij  Paulin Ndreu, ka shkuar vetë në qytetin e Durrësit për të parë shtëpinë e punonjëses së tij .

Teksa ajo tregon se hyrjen në pallat e ka blerë para 5 vitesh, sepse atëherë u ndërtua godina. Ndërsa sot gjendet në një situatë të papritur, pasi nuk mund të bëhet më asgjë për këtë pallat në gjendje kaq të rëndë.

Shkruan Paulin Ndreu

Ky pallat në Durres diku afër stadiumit ku banonte një punonjesja ime i ndërtuar para 5 vitesh është shkatërruar totalisht dhe është shpall i pabanueshëm, dhe çmenduria ishte se edhe kafazi ashensorit nuk ishte me beton dhe mund ta verifikoni nga fotot. Pallati është shembur komplet nga brenda dhe pallati është anuar dhe zhyt në thellësi disa cm. Pasi hyra vetë dhe e verifikova bëra edhe këto foto të renda, bëj pyetjen ?

A duhet të arrestohen pronari dhe inxhinieri i këtij pallati?

A duhet të mbaj përgjegjësi inxhinieri që ka ndjekur punimet?

Kriminal ky ndërtim dhe duhet të përgjigjen për këtë maskaradë…