Çfarë diskutuan në bisedë telefonike Putin e Erdogan/ Çfarë mendojnë aleatët për zhvillimet në Afganistan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Sipas një deklarate nga Kryesia e komunikimit të Presidencës turke, thuhet se në b...
Çfarë diskutuan në bisedë telefonike Putin e Erdogan/ Çfarë mendojnë aleatët për zhvillimet në Afganistan
Foto: Çfarë diskutuan në bisedë telefonike Putin e Erdogan/ Çfarë mendojnë aleatët për zhvillimet në Afganistan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Sipas një deklarate nga Kryesia e komunikimit të Presidencës turke, thuhet se në bisedë u diskutuan çështjet rajonale kryesisht hapat që do të zhvillojnë marrëdhëniet Turqi-Rusi dhe zhvillimet në Afganistan.

Presidentët Erdoğan dhe Putin shprehën në mënyrë reciproke ngushëllimet për ekuipazhin turk dhe rus që humbën jetën në avionin rus që u rrëzua gjatë ndërhyrjes kundër zjarrit në Kahramanmaraş javën e kaluar.

“Turqia dhe Rusia i kushtojnë një rëndësi të madhe bashkëpunimit në sektorin e energjisë”, deklaroi Erdoğan duke shtuar se presin rritjen e rrjedhjes së gazit në TürkAkım (Rrjedhën Turke – TurkStream) e cila është një prej shenjave të bashkëpunimit në këtë fushë.

Në lidhje me zhvillimet në Afganistan, Erdoğan tha se nëse formohen kushtet e përshtatshme do të mund të vazhdojnë përgjegjësinë për sigurinë dhe menaxhimin e aeroportit në Kabul edhe në të ardhmen. Ai shtoi se kjo përgjegjësi që Turqia do të vazhdojë, do të kontribuojë për eliminimin e shqetësimeve të të gjitha palëve, kryesisht për komunitetin ndërkombëtar dhe popullin afgan.

Duke uruar që në Afganistan të ketë një tranzicion të butë, Erdoğan vuri theksin se është e rëndësishme që talebanët të mos përsërisin gabimet e të shkuarës, të veprojnë me një qasje gjithëpërfshirëse ndaj të gjitha grupeve etnike dhe të vendosin në zbatim premtimet që kanë dhënë.

Presidenti Erdoğan tha se qeveria e re që do të formohet në Afganistan duhet të jetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse në mënyrë që të reflektojë shumëllojshmërinë e popullit afgan.

Ai tha se fillimi i bisedimeve për paqe dhe çështjen e sigurisë mes talebanëve dhe liderëve të republikës është shpresues dhe se në këtë proces duhet që kanalet e dialogut me talebanët të mbahen hapur si dhe të ndiqet një angazhim gradual në vend të një qasjeje të bazuar mbi kushte strikte.

Erdoğan theksoi se tani për tani mirëpresin mesazhet e moderuara që kanë dhënë talebanët, por ato që do të formësojnë procesin e ardhshëm janë veprimet dhe jo fjalët e talebanëve.

Presidenti Erdoğan dhe presidenti rus Putin gjithashtu ranë dakord në pikën për të qëndruar në koordinim të marrëdhënieve që do të zhvillohen me qeverinë që do të krijohet në Afganistan në periudhën e ardhshme.